Sigal Prishtina eliminohet pas dy vazhdimeve në Champions League

Sigal Prishtina eliminohet pas dy vazhdimeve në Champions League

Sigal Prishtina nuk ka arritur të kualifikohet në rrethin e ardhshëm të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve, pasi sonte ka pësuar humbje në udhëtim te Legia Warsaw me rezultat 83:85 dhe me rezultatin e përgjithshëm 162:166 është eliminuar nga kjo garë, për ta vazhduar aventurën në FIBA Europe Cup.

Fituesi në ndeshjen e sotme është përcaktuar vetëm pas dy vazhdimeve, pasi në kohën e rregullt Prishtina fitoi me 69:67 për ta barazuar rezultatin e përgjithshëm në 148:148.

As vazhdimi prej pesë minutave nuk e dha skuadrën që do të vazhdoi tutje, pasi përfundoi me barazimin 7:7, ndërsa në të dytin skuadra polake ishe më e mirë, duke e fituar me 11:7 dhe në përgjithësi ndeshjen me 85:83.

Drew Brandon me 21 pikë dhe Filip Matczak, me 17 ishin më të merituarit për fitoren e vendësve, derisa te Prishtina më efikasi ishte Divine Myles me 26 pikë, i pasuar nga Mikaile Tmusic me 17 e Dardan Berisha me 14 pikë.

Shpërndaje në: