Siguria në porte, SHBA asistojnë Shqipërinë

Siguria në porte, SHBA asistojnë Shqipërinë

Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj dhe ndihmës sekretari për Çështjet Ndërkombëtare i Departamentit të Sigurisë, Alan Bersin panë nga afër zbatimin e sistemeve të sigurisë, një pjesë e të cilave janë dhënë nga autoritetet amerikane.

Ministri Dervishaj tha se siguria në port është në përmirësim të vazhdueshëm dhe për këtë duhet koordinim mes agjencive të zbatimit të ligjit, si policia kufitare dhe doganat, që kanë përgjegjësi direkte mbi administrimin e pikave hyrëse në vend, shkruan Top Channel.

Ndërsa zoti Bersin vlerësoi sistemin e informimit TIMS, si dhe ofroi eksperiencën e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar shtetin shqiptar në përsosjen e elementeve të sigurisë.

Shpërndaje në: