Siguria në shkolla, Policia në Mitrovicë kontrollon nxënësit

Siguria në shkolla, Policia në Mitrovicë kontrollon nxënësit

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, policia thotë se janë duke vazhduar veprimet policore në  fushën e parandalimit dhe ofrimit të sigurisë në shkolla.

“Urdhër kontrollet e nxënësve janë realizuar në bazë urdhëresave së lëshuar nga Gjykatat kompetente me ç’ raste gjatë kontrollimit në  Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë,  janë gjetur dhe sekuestruar, një cigare me substancë narkotike, një mulli per bluarje të substancave narkotike.

Ndërsa,  nga kontrollet e realizuar në tri shkolla të mesme dhe dy fillore në Vushtrri, brenda hapësirave të shkollave  janë gjetur dhe sekuestruar:

Në Shkollën e Mesme Teknike  “Lutfi Musiqi” është sekuestruar një thikë dhe  një shufër metalike, ndërsa në Shkollën  e Mesme të Ulët “SHMU1” është gjetur dhe sekuestruar një thikë”, njofton policia.

Shpërndaje në: