Sigurimi i një restoranti në Lipjan e rrah keq një burrë

Sigurimi i një restoranti në Lipjan e rrah keq një burrë

Një person i gjinisë mashkullore ka raportuar në polici se është sulmuar nga sigurimi i një restoranti në fshatin Babush i Muhaxherëve në Lipjan.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, shkaqet e përleshjes fizike nuk dihen akoma.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Fsh. Babush i Muhaxherëve, Lipjan 04.12.2021 – 01:35. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga sigurimi i restorantit të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtimin mjekësor, rasti vazhdon të hetohet.

Shpërndaje në: