Sigurimi ishte gati t’i jepte dajak trajnerit të Furyt (VIDEO)

Sigurimi ishte gati t’i jepte dajak trajnerit të Furyt (VIDEO)

Trajneri i Tyson Fury ishte i përfshirë në një konfrontim me një roje sigurie dhe pothuajse u largua nga salla pas barazimit të diskutueshëm me Deontay Wilder.

Ben Davisonit iu tha të ulej kur Fury u rrëzua në raundin përfundimtar të përplasjes së rëndë të dhjetorit në Los Angeles, kanë zbuluar pamjet e reja të lëshuara nga BT Sport.

Davison, i cili ishte ulur pranë Freddie Roach dhe para Ricky Hatton, nuk u ul menjëherë dhe kishte konfrontim verbal me rojen e sigurisë, transmeton Periskopi.

Davison i përgjigjet rojes duke i thënë: ”Unë jam duke u përpjekur për t’u siguruar që ai është mirë”.

Rojet e sigurisë kapin Davisonin dhe i thonë: ‘Ju duhet të uleni tani, ose do fluturoni jashtë nga salla”.

Tensionet vazhdojnë të vlojnë dhe Davison kundëpërgjigjet: ”Hiqni duart nga unë. Unë jam duke u siguruar që boksieri im është në rregull. Mos hajdeni para fytyrës sime në këtë mënyrë”.


Më pas, situata sikur u qetësua, por edhe Fury e kishte parë nga brenda se atë çfarë ndodhi me rojes dhe trajnerit të tij. Megjithatë, gjërai nuk u përkeqësuan. /Periskopi/

Shpërndaje në: