Siklet: Disa mediave u kërkohet ta lirojnë sallën ku po raporton ministre Nagavci, kameramanët të ashpër

Siklet: Disa mediave u kërkohet ta lirojnë sallën ku po raporton ministre Nagavci, kameramanët të ashpër

Në Komisionin për Arsim ku po raporton ministrja Arbërie Nagavci disa mediave iu është kërkuar që ta lirojnë sallën.

Kameramanët që ishin prezentë e protestuan vendimin, duke kërkuar barazi për të gjithë.

Por, kryetari i Komisionit Ardian Gola nuk dinte se si të procedonte më tej – duke deklaruar se ishin vetëm katër vende të rezervuara. Ai deklaroi se nuk mund të bënte përzgjedhjen se cili medium të dilte e cili të mos dilte, edhe pse i pyeti më pas se nga cilat mediume vinin.

Çështja mësohet se kishte të bënte me respektimin e rregullave të pandemisë.

Shpërndaje në: