Simiq: Rasti i mbrëmshëm me Gjuriqin porosi e keqe për serbët
Kryetari i Listës serbe në Kosovë Slavko Simiq në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për ato që ai i ka quajtur incidente në Kosovë në muajt e fundit, transmeton koha.net.
Me këtë rast ka përmendur ato që ai i ka i quajtur shkelje të të drejtave të njeriut e që sipas tij janë bërë në Mushtisht e në Novobërdë.
Ai e ka quajtur incident dhe me porosi të keqe për serbët në Kosovë ndalimin nga Polica e Kosovës të Makro Gjuriq që ndodhi mbrëmë në Graçanicë.
Ai në fund a kërkuar krijimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave serbe.



