Simiqi ankohet: Jeta e serbëve në Kosovë po bëhet më e vështirë

Simiqi ankohet: Jeta e serbëve në Kosovë po bëhet më e vështirë

Lista Serbe është shprehur e shqetësuar për serbët të cilët jetojnë në Kosovë. Nënkryetari i kësaj partie, Igor Simiq ka thënë për Radio Kim se Prishtina ka përzgjedhur mënyra si t’ua bëj më të vështirë jetën serbëve që jetojnë në Kosovë.

Sipas tij, tash e dy muaj prej kur Kosova ka vendosur taksën 100% ndaj produkteve serbe, situata është bërë çdo herë edhe më e vështirë.

Simiq ka theksuar se Prishtina është duke bërë gjithçka vetëm t’i detyrojë serbët të largohen nga territori i Kosovës.

Ai ka përsëritur se ministrat serbë kanë dhënë dorëheqje në mars të viti të kaluar pas sulmit brutal ndaj Marko Gjuriqit dhe gjithashtu deputetët e Listës Serbe nuk janë duke marr pjesë ne seancat e Kuvendit të Kosovës prej momentit që Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën prej 100%.

“Apeloj te serbët që jetojnë në Kosovë që mos të bien pre e provokimeve që u bëhen çdo ditë, si dhe u kërkoj të jenë vigjilent. Duhet të punojmë për të mbrojtur vetën dhe anëtarët e familjeve tona”, përfundoi Simiq

Shpërndaje në: