Simiqi i Rakiqit: ROSU qëlloi nëpër shtëpi ku ishin gra shtatzëna, nënat tona e fëmijë – kjo s’do të zgjasë shumë

Simiqi i Rakiqit: ROSU qëlloi nëpër shtëpi ku ishin gra shtatzëna, nënat tona e fëmijë – kjo s’do të zgjasë shumë

Igor Simiqi i Listës Serbe iu ka thënë mediave në Beograd se ajo që ka ndodhur të mërkurën në Kosovës është ‘komplet e prapranueshme’.

“Kosova dërgoi ROSU-në për të hedhur topa gazi në drejtim të civilëve në Kosovë, përfshirë Mitrovicën dhe Zveçanin. Një serb është lënduar rëndë nga ky aksion”, ka thënë Simiqi, përcjell Periskopi.

“Jeta e serbëve në Kosovë ishte në rrezik. Këta njerëz janë të frikësuar sepse ata qëlluan nëpër shtëpi ku ishin edhe gra shtatzëna, gra, nëna dhe fëmijë. Ata janë të frikësuar por kjo nuk do të zgjasë shumë sepse një situatë e tillë nuk do të tolerohet. Ata janë duke kërkuar një pretekst që t’i luftojnë serbët nën pretekstin se po luftojnë kundër ‘biskotave plazma”, thotë Simiqi.

“Populli jonë është i vendosur të mbijetojë dhe të qëndrojë në Kosovë. Ne duhet të gjejmë rrugën të mbrojmë popullin tonë në Kosovë. Nuk e di nëse do ta dërgojnë prapë ROSU-në tek njerëzit që i kanë duart lart, janë të dorëzuat”, ka thënë Simiqi./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: