Simmonsi i EULEX’it u thotë kosovarëve: Ju i bëtë të gjitha, një ditë do shpërbleheni

Simmonsi i EULEX’it u thotë kosovarëve: Ju i bëtë të gjitha, një ditë do shpërbleheni

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX, Malcolm Simmons ka folur për mosliberalizimin e vizave për Kosovën në Samitin e BE-së që u mbajt këtë javë.

Në një postim në Twitter, Simmons ka thënë se nga ajo që ka mësuar për popullin e Kosovës gjatë kohës që ka shërbyer në Prishtinë, është se ai është i qëndrueshëm dhe i ka kapërcyer fatkeqësitë.

Ai ka thënë se Kosova ka bërë gjithçka çka i është kërkuar dhe një ditë do të shpërblehet.

“Një gjë që mësova për popullin e Kosovës është se ju jeni një popull elastik që gjithmonë do t’i kapërceni fatkeqësitë. Ju keni bërë gjithçka që ju është kërkuar. Një ditë do të shpërbleheni”, ka shkruar ai.

 

Shpërndaje në: