Simone Inzaghi pozitiv me Covid-19

Periskopi.com Sporti

Simone Inzaghi rezulton pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e kampionit të Italisë e cila ka bërë të ditur se tani e tutje Inzaghi tashmë do të ndjekë procedurat e përcaktuara në protokollin shëndetësor.

“FC Internazionale Milano njofton se Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv për një kontroll të kryer sot.

Trajneri tashmë do të ndjekë procedurat e përcaktuara në protokollin shëndetësor”, thuhet në deklaratën e klubit zikaltër”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e klubit zikaltër.

Ndryshe, Interi i Inzaghit është duke e kryesuar renditjen tabelare në Serie-A derisa pas dy javësh do të ballafaqohet me Milanin në derbin e dytë lokal të këtij sezoni.