Simptomat e zakonshme të gjëndrës tiroide që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Simptomat e zakonshme të gjëndrës tiroide që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Gjëndra e tiroides është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin tuaj, temperaturën e trupit dhe normën e pulsit të zemrës. Nëse tiroidja nuk funksionon siç duhet kjo mund të çojë në pasoja të rënda për organet e tjera si: mëlçinë, zorrët, veshkat, sistemin riprodhues, zemrën dhe madje edhe trurin. Ja disa simptoma që nuk duhet të injoroni nëse doni të shmangni probleme të rënda shëndetësore!
1-Lodhja dhe acarimi. Sëmundja e tiroides mund të ndikojë në nivelin tuaj të energjisë dhe gjendjen shpirtërore. Hipotireoza shkakton ndjenjën e lodhjes dhe humbjes së forcës, shoqëruar me probleme të shpeshta të gjumit dhe nervozizëm.
2-Ndryshim të rrahjeve të zemrës.
3-Humbje peshe në mënyrë dramatike ose shtim të saj në një kohë shumë të shkurtër.
4-Lëkurë e thatë dhe thonj që thyhen lehtësisht.
5-Probleme me temperaturën e trupit. Keni shumë vapë ose shumë ftohtë, kur të tjerët janë në gjendje normale.
6-Fryrje të gushës tuaj.
7-Dhimbje e fytit dhe e muskujve të qafës.

Shpërndaje në: