Simuloi pasi u prek nga gjyqtari: Gjesti i lojtarit në finale të Copa Libertadores, po quhet ‘çmenduria më e madhe në histori’

Periskopi.com Sporti

Palmeiras është kampion i Amerikës së Jugut për herë të dytë rresht dhe skuadra e parë që arrin këtë sukses në 20 vite.

Të shtunën në Montevideo, skuadra braziliane mbrojti trofeun duke mposhtur 2-1 Flamengon.

Palmeiras kaloi në epërsi në minutën e gjashtë të lojës përmes Raphael Veigas dhe u desh të prisnim deri në minutën e 72-të për Flamengon që të përgjigjej përmes një goli nga Gabriel Barbosas, transmeton Periskopi.

Goli nënkuptoi se ndeshja shkoi në vazhdime dhe ishin burrat me të gjelbër ata që shënuan golin deciziv në minutat e vazhdimeve.

Zëvendësuesi, Deyverson shënoi golin e fitores.

Megjithatë, në minutat shtesë të vazhdimeve, ish-lojtari i Levantes dhuroi një prej simulimeve më bizare në histori.

Pasi e dërgoi topin te këndorja për të humbur kohë, Deyverson simuloi për të fituar një goditje dënimi nga gjyqtari.

Vetëm shikoni çmendurinë më poshtë. /Periskopi.com/