Sindikalistët akuza për frikë e shantazh në MPJD, Gërvalla: Të dalin para pasqyrës dhe të flasin me vetveten

Sindikalistët akuza për frikë e shantazh në MPJD, Gërvalla: Të dalin para pasqyrës dhe të flasin me vetveten

Ministrja Donika Gërvalla i është përgjigjur akuzave të Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, të cilët thanë se në MPJD po instalohet frika e shantazhi.

Zëri i Amerikës: Zonja ministre, ka një përplasje brenda ministrisë që ju drejtoni me ata punonjës që kërkojnë të ketë një organizim sindikalist brenda saj. Madje sot sipas shoqatës së sindikatave të anëtarëve të shërbimit të jashtëm përfaqësues të ministrisë suaj kanë hyrë me dhunë brenda zyrave tyre dhe kanë marr në posedim gjithë materialin që ata kanë brenda. Si ju përgjigjeni këtyre akuzave, a po e bllokoni ju një organizim sindikalist brenda ministrisë?

Donika Gërvalla – Schwarz: E para që duhet kuptuar dhe që është shumë e rëndësishme, është që zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, koalicioni ynë qeveritar i ka fituar me premtimin për reforma të thella institucionale, pra për një funksionalizim të institucioneve tona për një punë më efikase në institucionet tona. Asgjë më tepër apo asgjë më pak nuk ka ndodhur në ministrinë e Punëve të Jashtme e cila është pararendëse e reformave. Ne kemi bashkuar dy ministri, pra kemi fuzionuar ish ministrinë e Diasporës me ish ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me një rregullore të re të punës kemi krijuar një ministri të përbashkët. Sa i përket organizatës sindikale, natyrisht unë kam jetuar 30 vjet në Gjermani dhe pretendoj se më mirë se shumë kush në Kosovë jam e njohur me procedurat dhe nevojën e përfaqësimit sindikal. Unë mendoj që një numër i vogël i njerëzve që pretendon të marrë përsipër që janë përfaqësuesit sindikal në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të duhej që në radhë të parë të dalin para pasqyrës dhe të flasin me vetveten sepse shkelja e ligjit e para nuk pranohet dhe e dyta, përfaqësuesit e sindikatave pra drejtuesit e sindikatave nuk mund të jetë dikush, sipas ligjit, nga pjesë e menaxhmentit, pra që është drejtor departamenti dhe që aty nisë problemi ku njerëzit e vetemëruar dhe vet të deklaruar marrin përsipër të shpjegojnë nëpër mediume se cilat janë problemet dhe cilat nuk janë. Unë vazhdimisht që nga ardhja në marsin e vitit të kaluar kam qenë shumë e hapur me të gjithë dhe jemi përpjekur të gjithë së bashku, ju e keni parë edhe pjesëmarrjen e një gjoja proteste që është organizuar në Prishtinë që nuk ka qenë nga punonjësit real të ministrisë së Punëve të Jashtme, por ka qenë një numër jashtëzakonisht i vogël. Unë jam e përkushtuar që krahas përmirësimit me vendet tjera, me shtetet partnere dhe aleate jam shumë e përkushtuar që të krijojmë një strukturë efikase në ministrinë e Punëve të Jashtme.

Shpërndaje në: