“Sindikalistët e PAN-it”, Çitaku i reagon Kurtit: E ka problem t’i kuptojë organizatat të cilat nuk nënshtrohen

“Sindikalistët e PAN-it”, Çitaku i reagon Kurtit: E ka problem t’i kuptojë organizatat të cilat nuk nënshtrohen

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili anëtarët e SBAShK-ut i quajti “sindikalistë të PAN-it”, teksa bëri thirrje që të fillojë mësimi.

Në reagimin e saj në FB, Çitaku ka thënë se në vend se të bëjë zgjidhje Kurti ka thumbuar mësuesit dhe arsimtarët.

Sipas saj, Kurti e ka problem të kuptojë institucionet të cilat nuk nënshtrohen.

“Si duket Kurti e ka problem ta kuptojë që në Kosovë ka organizata, sindikata, media, shoqata të pavarura, të cilat nuk nënshtrohen. Si duket e ka problem të kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vet. Si duket e ka telashe me e pranu që jo të gjithë ia kanë frikën”, shkruan ajo.

Reagimi i saj i plotë:

Dobët Kryeministër, dobët.

Në vend se të ulet e të bëjë zgjidhje, Kurti paska vendosur edhe sot të thumbojë mësueset dhe arsimtarët tanë.

Njëhere, njerëzit e VV e quajtën kryesindikalistin njeri të Serbisë, e sot, Kryeministri i paska quajtur sindikatat “ sindikata të PAN-it.”

Si duket Kurti e ka problem ta kuptojë që në Kosovë ka organizata, sindikata, media, shoqata të pavarura, të cilat nuk nënshtrohen. Si duket e ka problem të kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vet. Si duket e ka telashe me e pranu që jo të gjithë ia kanë frikën.

Kryeministër, ju jeni Kryeministër i Kosovës, jo i VV-së. Fatkeqësisht nuk po silleni si i tillë.

Jemi me 25 shtator, e fëmijët tanë janë në shtëpi. Hapi dyert e shkollave Kryeministër. Çelësat i ke në dorë ti.

Shpërndaje në: