Sindikata e Doganës reagon pas sulmeve në veri ndaj oficerëve doganorë dhe policorë

Periskopi.com Lajme

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka reaguar ndaj situatës së krijuar dje në veri të Mitrovicës.

Si pasojë e eskalimit të situatës, sipas kësaj sindikate, është rrezikuar jeta e oficerëve doganorë dhe policorë, të cilët ishin duke kryer punën e tyre sipas mandatit që kanë.

“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj punëtorëve të Doganës dhe Policisë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse që të krijojnë kushte që të mos rrezikohet shëndeti dhe jeta e punëtoreve dhe njëherësh apelon te qytetarët e vendit që Doganën e Kosovës ta përkrahin në punën e tyre, si në mbledhjen e të hyrave, ashtu edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Doganës.

SPDK-ja ka shprehur keqardhje për këtë ndodhi dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në ndodhinë e djeshme.