Sindikata informon Avokatin e Popullit për kërcënimet ndaj saj

Sindikata informon Avokatin e Popullit për kërcënimet ndaj saj

SPRTK, sipas një kumtese për media ” i ofroi dëshmi konkrete  z.Jashari me problemet me të cilat po përballen si sindikatë, si pasojë e kërcënimeve, shantazheve dhe fyerjeve  nga ana e drejtorit gjeneral të RTK-së, Mentor Shala”.

“Sindikata, në kuadër të këtij takimi kërkoi nga z.Jashari që të ngre zërin kundër persekutimit sistematik që po u bëhet përfaqësuesve sindikal, dhe të ndikojë që aktivitetet sindikale të ushtrohen pa u penguar nga askush, në përputhje me ligjin për organizim sindika”l.

“Avokati i Popullit u informua me kërcënimin që drejtori Shala ua bëri punëtorëve dhe përfaqësuesve sindikal të tyre duke i quajtur baktere dhe as qentë nuk i hanë, dhe të kenë kujdes se për çdo baktere ka antibiotik”.

“Kërcënimet ndaj drejtuesve sindikal  janë shtuar sidomos pas takimeve që Sindikata zhvilloi me organizmat vendorë e ndërkombëtarë ku u diskutua për ndryshim-plotësimet në ligjin e RTK-së”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në: