Sindikata jep detaje mbi gjendjen e dy policëve të plagosur në Skenderaj

Periskopi.com Lajme

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se gjendja e dy policëve të plagosur në Skenderaj është stabile.

Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.

Njoftimi i plotë:

Sindikata e Policisë ju ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment.

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit.