Sindikata kërkon nga Komisioni ndaljen e “parregullsive dhe keqpërdorimeve” në AAC

Sindikata kërkon nga Komisioni ndaljen e “parregullsive dhe keqpërdorimeve” në AAC

Sindikata e Autoritetit të Aviacionit Civil, të martën pa praninë e mediave, u takuan me anëtarët e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Ata kanë kërkuar shkarkimin e drejtori të AAC-së, Bujar Ejupi për siç thonë parregullsitë e keqpërdorimet që po ndodhin në këtë institucion.

“Është një takim që ka ardhë pas shumë kohe. Ishte një takim jo i lehtë për neve për shkak që AAC siç e kemi shpreh përmes shkresave tona ka shumë parregullsi, keqpërdorime dhe rrezik të aviacionit civil, pra të gjitha këto i kemi përmend komisionit. Ata na kanë premtuar se do na ndihmojnë në këtë drejtim. Nuk kanë pas diçka konkrete për ndonjë veprim të caktuar por mbetët të shihet dhe besoj se edhe atyre iu duhet një konsultim i brendshëm”, ka thënë njëri nga anëtarët e kësaj sindikate për medie.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të aktivizojnë pikën 4 të nenin 20 të ligjit për Aviacionit Civil që parasheh hapat kur duhet të shkarkohet drejtori i këtij institucioni.

Sipas tyre, Ejupi me marrjen e mandatit në qershor të 2020 ka filluar ndëshkime të stafit të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe atë duke përfshirë vetëm stafin e anëtarësuar në Sindikatën e Punëtorëve të AAC-së ndërsa ka favorizuar të tjerët, joanëtarë të sindikatës.

Bordi Mbikëqyrës i Autoritetit të Aviacionit Civil, në një letër para dy ditësh, i ka kërkuar Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të aktivizojnë pikën 4 të nenin 20 të ligjit për Aviacionit Civil që parasheh hapat kur duhet të shkarkohet drejtori i këtij institucioni.

Bordi pretendon se drejtori i përgjithshëm, Bujar Ejupi me marrjen e mandatit në qershor të 2020 ka filluar ndëshkime të stafit të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe atë duke përfshirë vetëm stafin e anëtarësuar në Sindikatën e Punëtorëve të AAC-sl ndërsa ka favorizuar të tjerët, jo anëtarë të sindikatës.

“Ne si bord, kemi sugjeru inicimin e procedurës disiplinore ndaj Zyrtares Ekzekutive për shkak se ajo nuk ka përmbushur obligimet e saj ndaj Bordit, ndërsa DP (drejtori i përgjithshëm) ka amnistuar shkeljen. Zyrtarja nuk është anëtare e Sindikatës”, vazhdon letra.

Bordi u ka rekomanduar, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, Komisionit për Planifikim dhe Zhvillim si dhe Auditores së Përgjithshme që të marrin parasysh shkeljet e pretenduara dhe të ndërmarrin menjëherë veprime.

Shpërndaje në: