Sinjali: Arrestohet kryetari i degës së VV-së në Viti, dyshohet për dhunimin e një të miture

Sinjali: Arrestohet kryetari i degës së VV-së në Viti, dyshohet për dhunimin e një të miture

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Viti, Bislim Bislimaj është arrestuar, nën dyshimet se ka dhunuar një të mitur, mëson Gazeta Sinjali.

E mitura më 4 nëntor ishte raportuar e zhdukur, por më pas është gjetur dhe ka deklaruar është dhunuar nga një burrë.

I dyshuari për këtë rast, Bislimaj, pas arrestimit është intervistuar, dërguar në mbajtje dhe më pas është liruar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në: