Sipas Batatinës stadiumi i Llapit është “Santiago Bernabeu i Kosovës”

Sipas Batatinës stadiumi i Llapit është “Santiago Bernabeu i Kosovës”

Ditë më parë u konfirmua se në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë janë duke u vendosur mijëra ulëse në tribuna.

Tani, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka publikuar pamje të reja nga stadiumi në Podujevë.

Ai ka thënë se stadiumi në fjalë do të jetë “Santiago Bernabeu” i Kosovës.

Postimi i plotë i Batatinës:

“Ky është stadiumi i Llapit të zemrës time dhe qytetarëve llapjanë!

Shumë shpejt do jetë “Santiago Bernabeu” i Kosovës, aty ku qytetarët dhe tifozët llapjanë do ndihen komod pranë skuadrës së zemrës. Forca Llapi”.

Shpërndaje në: