Sipas Lewandowskit këta janë katër legjendat më të mëdha të futbollit

Sipas Lewandowskit këta janë katër legjendat më të mëdha të futbollit

Robert Lewandowski mori pjesë në një material special në kanalin FC Barcelona. Blerja e re e “Blaugranës” ka përzgjedhur katër lojtarë legjendar të cilët i vlerëson më shumë.

Të shtunën e kaluar, polaku bëri debutimin e tij zyrtar në ligë për Barcelonën.

Ditën e sotme klubi ka publikuar një video në të cilën “Lewy” zgjodhi katër legjendat më të mëdha mes lojtarëve që tashmë kanë përfunduar karrierën e tyre.

“Portieri im i preferuar ishte Barthez. Ai fitoi kampionatin botëror, ishte i mrekullueshëm në portë, stili i tij ishte fenomenal”, vlerësoi Lewandowski.

Në mbrojtje polaku ka zgjedhur legjendën e FC Barcelona, Carles Puyol. Mesfushori që i bëri më shumë përshtypje Lewandowskit ishte Bastian Schweinsteiger. Në sulm ai zgjodhi Thierry Henryn për të cilin tha se ishte idhulli i tij kur ishte i ri.

Shpërndaje në: