Sipas shkencës, kjo është femra më e bukur në botë (Video)

Sipas shkencës, kjo është femra më e bukur në botë (Video)

Shkencëtarët janë të sigurt se e kanë zbuluar femrën më të bukur në botë. Simetria e fytyrës ishte faktori kryesor për marrjen e këtij “vendimi”.

Sipas tyre, fytyra e saj është e përsosur. Fjala është për Florence Colgate dhe ajo vjen nga një qytet i vogël në Britani të Madhe.

Colgate punon në një dyqan peshqish dy ditë në javë. Bukuria e saj ishte zbuluar në një garë në të cilën ajo kishte marrë pjesë – garë për fytyrat më të bukura të Britanisë.

Ajo kishte dërguar një fotografi të fytyrës së saj pa grim dhe i kishte tërhequr më shumë se 8,000 njerëz me bukurinë e saj.

Thuajse të gjitha që kishin marrë pjesë në këtë garë kishin pasur ndërhyrje kirurgjike dhe ishin eliminuar nga gara.

Shpërndaje në: