‘Siri’ në iPhone shpëton nga vdekja një adoleshent

‘Siri’ në iPhone shpëton nga vdekja një adoleshent

Ndihmësi dixhital i Apple, “Siri”, ka vërtetuar se është i dobishëm, pasi shpëtoi një adoleshent.

Gael Salcedo, një student 18 vjeçar po udhëtonte për në kolegjin e tij, kur xhipi i tij goditi një copë të akullit, kështu Salcedo humbi kontrollin e automjetit, i cili doli jashtë rrugës dhe ra në lumë.

“Mendova se do të vdisja”, tha Salcedo për CNN.

Por për fat të mirë, për të dalë nga gjendja e tij e vështirë, Siri iu gjend aty, pasi ai nuk e dinte se ku e kishe iPhonen e tij.

“Unë e humba telefonin dhe nuk mund ta gjeja, dhe thash ‘Hej Siri, telefono 911’, dhe më pas Siri e telefonoi”.

Kështu zjarrfikësit nga Mason City arritën në vendin e ngjarjen dhe e shpëtuan Salcedon ./Indeksonline/

 

Shpërndaje në: