Siria njeh zyrtarisht shtetet e vetëshpallura separatiste Luhansk dhe Donetsk

Siria njeh zyrtarisht shtetet e vetëshpallura separatiste Luhansk dhe Donetsk

Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e territoreve të kontrolluara nga Rusia të Luhansk dhe Donetsk në Ukrainën lindore, shkruan The Guardian.

Rikujtojmë se presidenca siriane kishte pohuar synimin e saj për të bashkëpunuar me dy republikat e vetëshpallura në shkurt, dhe vendimi u konfirmua  ditën e sotme nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar një burim të ministrisë së jashtme.

Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut u formuan në prill 2014.

Deri më tani, i vetmi shtet anëtar i OKB-së që njohu legjitimitetin e tyre ishte Rusia.

Shpërndaje në: