S’ishte i vaksinuar për Covid-19, largohet nga lista për transplantim të zemrës

S’ishte i vaksinuar për Covid-19, largohet nga lista për transplantim të zemrës

Një spital në Shtetet e Bashkuara ka refuzuar një pacient për transplantim të zemrës, të paktën pjesërisht për shkak se nuk ishte i vaksinuar kundër Covid-19.

Dj Ferguson, 31 vjeç, ka nevojë urgjente për një zemër tjetër, por një spital në Boston e largoi atë nga lista e pritjes, sipas babait të tij, David, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Përmes një deklarate, ky spital BBC-së i tha: “Duke e marrë parasysh mungesën e organeve në dispozicion, ne bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që një pacient, që merr organ të transplantuar, t’i ketë gjasat më të mëdha për mbijetesë.”

Një zëdhënës i spitalit tha se ky institucion kërkon “vaksinë për Covid-19 dhe sjellje të mënyrës së jetesës që kandidatët për transplantim t’i krijojnë gjasat më të mira për operacion të suksesshëm dhe për ta optimizuar mbijetesën e pacientit pas transplantimit, duke marrë parasysh se sistemi imunitar i tyre është i zvogëluar në masë drastike”.

Deklarata e kujdesshme e spitalit mund të sugjerojë se ka edhe faktorë të tjerë prapa moskualifikimit të tij për transplantim pos mosvaksinimit, por spitali refuzoi që të diskutonte për specifikat, duke e përmendur privatësinë e pacientit.

Shpërndaje në: