Situata alarmante, MSH apel për vaksinim me dozën përforcuese dhe kundër gripit sezonal

Situata alarmante, MSH apel për vaksinim me dozën përforcuese dhe kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër COIVD-19.

Në një postim në Facebook kërkohej edhe vaksinimi kundër gripit sezonal, derisa variani i ri Omicron po shpërndahet në vend.

“Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes.” thuhet në postim.

Tutje, bëhet e ditur se imunizimi kundër gripit sezonal mund të bëhet në të njëjtën qendër ku merret vaksina kundër COVID-19.

Shpërndaje në: