Situata bëhet edhe më e keqe për Kumbullën, Roma shfaq interesim për mbrojtësin e Barcelonës

Situata bëhet edhe më e keqe për Kumbullën, Roma shfaq interesim për mbrojtësin e Barcelonës

Skuadra e Romës po mendon të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe kjo nuk është shenjë e mirë për mbrojtësin e Shqipërisë, Marash Kumbulla.

Kumbulla ka mbetur zgjedhja e katërt në planet e Jose Mourinho, dhe situata pritet të bëhet më keq, pas dëshirave të fundit të Romës.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, mbrojtësi francez i Barcelonës, Clement Lenglet është në radarin e kryeqytetasve të Italisë, përcjell Periskopi.

26 vjeçari është dëshirë direkte nga trajneri Jose Mourinho, i cili duket se sheh hapësira në mbrojtjen e tij.

Lenglet ka një kontratë pesë vjeçare me Barcelonën, por katalanët mund të jenë të hapur ta shesin lojtarin, pas krizës ekonomike që i ka kapluar.

Mbetet të shihet nëse gjatë javës së fundit mund të finalizohet ndonjë marrëveshje për kartonin e Lenglet. /Periskopi/

Shpërndaje në: