Situata e sigurisë: Lajçaku takon edhe komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it

Situata e sigurisë: Lajçaku takon edhe komandantin e KFOR-it  dhe shefin e EULEX-it

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, gjatë ditës së sotme është takuar me shefin e Misionit të  EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe me komandantin e KFOR-it, Frenc Kajari.

“Pata diskutime shumë të mira me shefin e EULEX dhe komandantin e KFOR-it rreth situatës së sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë”,ka thënë Lajçak.

Lajçak është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në vizitën e tij në vendin tonë.

Shpërndaje në: