Situata me COVID-19 në Kosovë, a pritet shtrëngimi i masave?

Situata me COVID-19 në Kosovë, a pritet shtrëngimi i masave?

Dje në Kosovë janë regjistruar 728 raste të reja pozitive me COVID-19.

Brenda 24 orëve, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se janë shëruar 99 qytetarë, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 5 mijë e 118.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë në fund të vitit të kaluar kishte bërë të ditur se masat kundër COVID-19 do të ndryshojnë sipas vlerësimit të situatës.

Bazuar në rritjen e numrit të rasteve pozitive me COVID-19, pritet të ndërmerren edhe veprime tjera nga institucionet.

Dje gjatë ditës Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se komisioni këshilldhënës për masat kundër COVID-19 është takuar me përfaqësues të këtij institucioni për të diskutuar shqyrtimin e masave anti-COVID.

Në këtë takim është theksuar nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë, ndërsa i është bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen plotësisht, teksa janë këshilluar edhe për marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftim MSH-ja ka bërë të ditur se mekanizmat anti-COVID do t’i marrin për bazë indikatorët shëndetësorë për të propozuar masa sa më adekuate lidhur me situatën në Kosovë.

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 118 raste aktive me COVID-19.

Shpërndaje në: