Situata në Ukrainë: Lavrovi dhe shërbyesit tjerë të Putinit dalin me vlerësimin e fundit

Situata në Ukrainë: Lavrovi dhe shërbyesit tjerë të Putinit dalin me vlerësimin e fundit

Kremlini deklaron që Shtetet e Bashkuara nuk po i adresojnë çështjet fundamentale dhe se akoma nuk ka pajtueshmëri sa i përket se kur do të ri takohen zyrtarët e lartë të dy vendeve.

Kremlini zyrtar gjithashtu bëri të ditur që Vladimir Putin ka pranuar ftesën e homologut turk, Erdogan për vizitë në shtetin turk sapo të mundësohet nga situata pandemike.

Top diplomati rus, Sergei Lavrov, të enjtën tha që përgjiget e ShBA-së ndaj Moskës në lidhje me kërkesat e parashtruara kanë dhënë “shpresë për fillimin e një dialogu serioz”, por vetëm ndaj çështjeve dytësore, raportojnë agjensitë ruse të lajmeve.

“Putin do të vendos mbi hapat tutje të Rusisë në lidhje me përgjigjet e shkruara të ShBA-së dhe NATO-s që iu dorëzuan Moskës të mërkurën” ishin fjalët e Ministrit të Punëvë të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

HAPËSIRË PËR DIALOG

Kremlini gjithashtu shtoi që “ka hapësirë që dialogu më Shtetet e Bashkuara të vazhdojë”, por theksoi që kërkesat kryesore të Rusisë nuk janë marrë parasysh nga Ëashingtoni.

Duke i përshkruar tensionet në Evropë si të ngjashme me Luftën e Ftohtë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha që do të duhet kohë për Moskën derisa t’i analizojë përgjigjet amerikane.

Ai tha që është në interesin e të dy vendeve që dialogu të vazhdojë, megjithëse shenjat e para rreth kërkesave të Rusisë dhe përgjigjet e ShBA-së dhe NATO-s janë shumë optimiste.  /aneës/Periskopi

 

Shpërndaje në: