Situata në veri, Kabashi: Skenar i ri që të çon drejt themelimit të Zajednicës

Situata në veri, Kabashi: Skenar i ri që të çon drejt themelimit të Zajednicës

Gazetari Bekim Kabashi pas situatës së krijuar në veri të Kosovës ka paralajmëruar “skenarin e ri, pas dramës me targa”.

Kabashi përmes një postimi në facebook ka thënë se e gjithë drama që po bëhet në veri të vendit do ta dërgojnë në një nivel edhe më konkret drejt themelimit të Zajednicës.

“Kah fillimi i javes së ardhshme vjen Cholleti, që ja jep kryeministrit disa ‘info që ky nuk i ka’. Shtyhen zgjedhjet për ni datë tjetër për të cilën pajtohen serbët me marrë pjesë në to, që atë dakordimin e Brukselit për të gjitha marrëveshjet e kaluara e çon në një nivel edhe më konkret drejtë themelimit të Zajednicës”, ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Shpërndaje në: