Situatë alarmuese, Kombëtarja e Kosovës po përballet me një problem të shekullit XX

Situatë alarmuese, Kombëtarja e Kosovës po përballet me një problem të shekullit XX

Pothuajse çdo grupmoshë e Kombëtares së Kosovës në futboll po impresionon në ndeshjet kualifikuese për kompeticione prestigjioze.

Marrë parasysh edhe sukseset e Kombëtares A, është tejet qesharake të mendojmë se e kemi vetëm një stadium dinjitoz për lojë, raporton Periskopi.

Me “Fadil Vokrrin” të mbingarkuar me ndeshje të vazhdueshme të Superligës e Kombëtareve, investimet janë mëse urgjente.

Pikë së pari, një kompleks stërvitor për reprezentacionin A është gjëja kryesore në të cilën duhet të fokusohen institucionet për ta siguruar.

Së dyti, na duhet stadium i ri për ndeshjet ndërkombëtare kompetitive, dhe së fundmi një stadium të ri, të kategorisë së dytë, për ndeshjet e grupmoshave të reja.

A po kërkojmë shumë, Qeveri? Epo, nëse mendoni se po, atëherë shikoni rezultatet e “Dardanëve” dhe do të ndryshoni menjëherë mendje. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: