Situatë alarmuese te Drita, barazimi ndaj Ulpianës e katërta ndeshje radhazi pa fitore

Situatë alarmuese te Drita, barazimi ndaj Ulpianës e katërta ndeshje radhazi pa fitore

Drita është futur në një krizë rezultatesh, kur po luhet xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës dhe kjo mund të mos jetë shenjë e mirë për Ardijan Nuhijin.

Drita ka luajtur baras 1:1 sot në kuadër të xhiros së nëntë, në udhëtim kundër skuadrës së Ulpianës, shkruan Periskopi.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Marko Simonovskit, në minutën e 27’ të takimit, dhe me këtë epërsi Drita e mbylli pjesën e parë.

Ulpiana arriti të barazonte shifrat në minutën e 56’, me golin e Egzon Qerimit, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë.

Goli i Qerimit bëri që të dy skuadrat të dalin me nga një pikë nga ky takim. Drita tani numëron 13 pikë, kurse Ulpiana shkon në shtatë pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: