S’janë veç statistika: Rrëfimet për disa prej fëmijëve të vrarë në luftën Izarel-Palestinë do t’ju përlotin (Foto)

S’janë veç statistika: Rrëfimet për disa prej fëmijëve të vrarë në luftën Izarel-Palestinë do t’ju përlotin (Foto)

Prej 219 personave të vrarë në Gazë, të paktën 63 janë fëmijë, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Palestinë. Prej dhjetë njerëzve të vrarë në Izrael, dy prej tyre janë fëmijë, sipas shërbimeve mjekësore në Izrael.

Më poshtë keni storjet e disa prej fëmijëve të vrarë të raportuara nga BBC e të përkthyera nga Periskopi.

Fëmijët e familjes al-Kawalek, prej 5 deri në 17 vjeç

Kur një sulm izraelit goditi rrugën al-Wihda në qendër të qytetit të Gazës të dielen në mëngjes, të paktën 13 anëarë të familjes së gjerë al-Kawalek besohet të jenë vrarë, të varrosur në rrënojat e shtëpive të tyre.

Shumica e viktimave ishin fëmijë, me njërin prej të cilëve që thuhet të ketë qenë veç gjashtë muajsh.

“Ne s’pamë asgjë pos tymit,” tha një anëtare që i mbijetoi sulmit me emrin Sanaa al-Kawalek. “S’mund ta shihja as të birin afër meje, dhe veç e përqafja, por s’po shihja kurrgjë.”

Forcat Izraelite të Mbrojtjes [IDF] e përshkruajtën bombardimin si “abnormal” dhe thanë që viktimat civile kishin ndodhur pa qëllim. Një zëdhënës tha se sulmet ajrore e kishin rrëzuar një tunel, çka çoi edhe në shembjen e shtëpive mbi atë tunel.

Mes të vrarëve ishin edhe motrat, Yara 9 vjeçare dhe Rula 5. Të dyja kishin marrë trajtim për traumë nga Këshilli i Refugjatëve të Norvegjisë.

Vajzat e kësaj familjeje ishin të urta që i bënin detyrat e shtëpisë me kohë, tha njëri prej mësuesve për BBC-në, përkthen Periskopi.

Në foton më poshtë keni 10 vjeçarin Aziz al-Kawalekun, të vetmin anëtar të mbijetuar të familjes direkte, që ishte i ulur në një kamion pranë trupit të nënës së tij.

IDO AVIGAL, 5 vjeçar

Viktima më e re e palës izraelite besohet të jetë Ido Avigal, një djalë 5 vjeçar i vrarë të mërkurën e kaluar në qytetin jugor të Sderotit.

Ido ishte vrarë në dhomën e tij të fortifikuar në atë që ushtria izraelite e përshkroi si një “incident të rrallë”.

Nëna e tij e mori dhe e çoi në dhomën e fortifikuar kur nisën sirenat e rekatave.

Pak muaj më parë, babai i tij me nënën e tij po flisnin se sa djalë i mençur ishte Ido, si të ishte ndonja 50 vjeçar në trupin e 5 vjeçarit. Ai shpesh i thoshte babait të tij ta linte kompjuterin dhe të kalonte më shumë kohë me të. “Boll me monitor – rri me mua,” do t’i thoshte.

Nadine Awadi, 16 vjeçare

Nadinja, një nxënëse arabo-izraelite 16 vjeçare, ishte me babain e saj 52 vjeçar të mërkurën e kaluar kur një raketë e goditi veturën e tyre dhe i vrau që të dy.

Nadinja ishte një “vajzë shumë e veçantë” në vitin e saj të parë në shkollë të mesme, që ëndërrronte të bëhej mjeke, thanë ata që e njihnin.

Drejtori i shkollës së saj tha se ajo “kishte ëndërra për ta ndryshuar botën”.

“Ajo ishte vajzë shumë e veçantë, shumë e talentuar. Ajo donte të pushtonte botën,” tha Shirin Natur Hafi për një radio lokale.

Fëmijët e familjes al-Hadidi, prej 6 deri në 13 vjet

Të premten, katër fëmijët e Muhammad al-Hadidit – Suhaybi, Yahyaja, Abderrahmani dhe Osama – u veshëm me teshat më të mira dhe shkuan për vizitë te një kusheri në afërsi për të festuar bajramin e Madh.

“Fëmijët i veshën teshat e Bajramit, i morën lodrat e tyre dhe u nisën për te kusheriri për të festuar,”  tha babai 37 vjeçar para gazetarëve.

“Ata më thirrën natën që të më lusnin për ta kaluar natën, dhe unë iu thashë OK.”

Ditën tjetër, ndërtesa ku ata po rrinin u godit. Vetëm Omari, fëmija katër muajsh kishte shpëtuar.

Ibrahim al-Masry, 14 vjeçar

Ibrahimi po luante me të afërmit e tij në oborr kur goditi raketa. Ai me vëllain Marwanin dhe të tjerë të afërm u vranë menjëherë.

“Çdo ditë në Ramazan ata luanin në rrugë para Iftarit,” tha babai i tij, Youssefi.

“As që e pamë kah po vinte [raketa], veç dëgjuam dy eksplodime të mëdha. Çdokush po ikte në rrugë, fëmijët e përgjakur, nënat qanin, gjak gjithkah.”

Tala Abu al-Ouf, 12 vjeçar

E njëjta raketë që kishte goditur shtëpinë e familjes al-Kawaleks i kishte marrë jetën e fqinjes së tyre, 13 vjeçares Tala abu-al Ouf, dhe vëllait të saj 17 vjeçar Tawfikut.

Babai i tyre, dr. Ayman Abu al-Ouf, po ashtu u vra gjatë këtij sulmi. Ai ishte kreu i spitalit internal në qytetin e Gazas, ku po merrej me virusin korona.

Mësuesi i Tlas tha se ajo ishte nxënëse e shkëlqyeshme në klasë të shtatë.

Tala kishte “interes në orët për religjionin dhe i pëlqente të lexonte dhe memorizonte Kuranin,” tha ai.

Shpërndaje në: