S’ka kuorum për votimin e marrëveshjes për programin e shkëmbimit akademik Kosovë-SHBA

S’ka kuorum për votimin e marrëveshjes për programin e shkëmbimit akademik Kosovë-SHBA

Nuk ka pasur kuorum për votimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright.

60 vota ishin për këtë marrëveshje, tri kundër dhe asnjë abstenim.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se pasi amendamenti nuk është votuar, nuk vazhdohet as me marrëveshje.

“Nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për votimin e kësaj marrëveshje, 60 vota kanë qenë për këtë marrëveshje, tri kundër dhe asnjë abstenim. Amandamenti nuk ka pasur mundësi të votohet, kështu që nuk vazhdojmë as me marrëveshjen, sepse duhet të ketë kuorum për këtë çështje”, u shpreh Konjufca.

Shpërndaje në: