‘S’ka lagje e shtëpi që s’po flitet’, Kurti: Gabim që puna e referendumit të mos diskutohet në Kuvend

‘S’ka lagje e shtëpi që s’po flitet’, Kurti: Gabim që puna e referendumit të mos diskutohet në Kuvend

Kryeministri Albin Kurti ju ka treguar deputetëve pse i ka thirrë sot të diskutojnë për referendumin serb, transmeton Periskopi.

‘’Është seancë e jashtëzakonshme sepse nuk ishte e mundur të ishte e zakonshme. Është e jashtëzakonshme që ende gjendemi në pushim dimëror’’, tha ai.

‘’Është një temë aq e rëndësishme dhe aktuale saqë do të diskutohej edhe në seancë të zakonshme. Ska vendbanim, lagje e shtëpi që nuk diskurohet kjo temë. Është gabim të mos diskutohet në Kuvend.’’

Kryeministri Albin Kurti po ashtu në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se qeveria e Kosovës nuk është kundër serbëve të Kosovës, pasi deputeti i Listës Serbe, Igor Simic tha se qeveria është kundër serbëve.

“Qeveria nuk është kundër serbëve, unë kam ministër në qeveri që është kryetar i Listës Serbe. Luftimi i krimit dhe korrupsionit në Kosovë nuk bëhet duke pasë parasysh përkatësinë etnike të atyre që janë të dyshuar”, tha Kurti. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: