S’ka ligj, ka shëmti: VV ndot katet e banesave me fletushka në kohën kur bërlloku po bën namin

S’ka ligj, ka shëmti: VV ndot katet e banesave me fletushka në kohën kur bërlloku po bën namin

Vetëvendosje në Prishtinë po bën një veprim të kundërligjshëm dhe tepër të shëmtuar.

Kjo parti politike në këto kohë të frymës së madhe po iu dërgon qytetarëve fletushka nëpër banesat e tyre.

Këto fletushka, në kohë me frymë po shpërndahen duke e rritur edhe më shumë sasinë e bërllokut nëpër kate e jashtë kateve, përcjell Periskopi.

Disa qytetarë nga Lagja e Muhaxherëve i janë ankuar redaksisë tonë për këtë problem.

Ne ftojmë aktivistët e të gjitha partive politike që të mos bëjnë veprime të tilla të shëmtuara, duke qenë se në këto kohë problemi me bërllokun është më i madh se në ditët e tjera.

Ja çka thoshte z. Shpend Ahmeti për rastin në fjalë:

Njoftim për ndalimin e fletushkave/broshurave

Njoftojmë të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave se në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.06/2018 për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore, se hedhja e broshurave dhe fletushkave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar dhe shqiptohet dënimi prej 90.00 Euro.

Me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, veturë, hymje kolektive etj, që nga 1 Maji, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që ka shpërnda fletushka/broshura në vende që nuk janë caktuar nga komuna.

Gjoba mund të duket e vogël por shqiptimi i shpeshtë dhe për çdo vend është shpenzim i lartë.

Shpërndaje në: