S’ka më video-lojë “FIFA”, kështu do të quhet tash e tutje

S’ka më video-lojë “FIFA”, kështu do të quhet tash e tutje

Video-loja “FIFA” nuk do të ekzistojë më, pasi prodhuesi dështoi të arrijë një marrëveshje të re licencimi me shtëpinë më të madhe të futbollit botëror (FIFA).

Në vend të kësaj, video-loja e re “EA Sports FC” do të prezantohet nga viti 2023 pasi kompania të krijojë lojën përfundimtare në partneritet me FIFA më vonë këtë vit.

EA e ka prodhuar video-lojën “FIFA” për rreth tri dekada.

Tani FIFA do të duhet të kërkojë mundësi të reja për video-lojëra përtej EA-s.

“Ne jemi mirënjohës për partneritetin tonë shumëvjeçar të shkëlqyer me FIFA-n”, tha shefi i kompanisë EA, Andrew Wilson.

“E ardhmja e futbollit global është shumë e ndritshme. Ne kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të vendosur ‘EA SPORTS FC’ në zemër të sportit dhe për të sjellë përvoja edhe më inovative dhe autentike për rritjen e audiencës në futboll”.

Shpërndaje në: