S’ka pare 500 euro: Qytetari befasohet kur i sheh te valixhet e konfiskuara nga Policia

S’ka pare 500 euro: Qytetari befasohet kur i sheh te valixhet e konfiskuara nga Policia

Në një aksion masiv të zhvilluar në disa qytete të Kosovës nga Policia e Kosovës, departamenti për Krime Ekonomike, janë arrestuar të paktën 12 zyrtarë – kryesisht që merreshin me subvencionet e Bujqësisë. Dy valixhe me para janë konfiskuar – dhe kjo e ka habitur një komentues të Periskopit. 

Nuk dihet pse, komentuesi i Periskopit kishte pasur bindjen që 500 eurot ishin larguar nga qarkullimi si kartmonedha. Dhe kur ka parë në valixhet e konfiskuara nga Policia e Kosovës në zyrët e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë – menjëherë ka përmendur një shok të tij, që si duket i ka thënë atij se nuk ekzistonin më kart-monedhat 500 euroshe.

“Agon, ti më thojshe s’ka 500 euro – qe dolën faktet që ka hala.” – i ka shkruar ai.

Një provë më të fortë se kjo shoki i komentuesit të Periskopit nuk mund ta kishte, përcjell Periskopi.

Në fakt, kartmonedhat prej 500 eurove janë në qarkullim – ashtu si edhe të gjitha kartmonedhat e tjera.

Shpërndaje në: