S’ka rrymë prej qymyrit: Sllovenia refuzon ta dëmtojë popullin, ndalon prodhimin me këtë lëndë për një dekadë

S’ka rrymë prej qymyrit: Sllovenia refuzon ta dëmtojë popullin, ndalon prodhimin me këtë lëndë për një dekadë

Sllovenia do të pezullojë prodhimin e energjisë elektrike nga qymyrguri më së voni deri në vitin 2033, njoftoi sot qeveria sllovene.

Një zgjidhje e tillë parashikon Strategjia Kombëtare për nxjerrjen dhe ristrukturimin e qymyrit të dy provincave në të cilat minierat aktive të qymyrit ende funksionojnë si një aktivitet i rëndësishëm ekonomik, transmeton Hina.

Miratimi i strategjisë nënkupton se rajonet e përmendura mund dhe do të fillojnë të përdorin mjetet nga fondi për transformim të drejtë energjetik, në kuadër të të cilit Sllovenia do të marrë gati 250 milionë euro, sipas qeverisë.

Sllovenia siguron një të tretën e prodhimit të energjisë elektrike nga termocentrali Shoshtanj, i cili përdor qymyrin për prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa dy të tretat e mbetura sigurohen kryesisht nga hidrocentralet dhe termocentrali Kërshko.

Kujtojmë se një prej burimeve më të lira pë prodhimin e neergjisë elektrike është qymyri, i cili është jashzakonisht i dëmshëm për shëndetin.

Shpërndaje në: