S’ka Trust: Vetëvendosje edhe me votë s’e lë popullin të tërheqë paret

S’ka Trust: Vetëvendosje edhe me votë s’e lë popullin të tërheqë paret

Kuvendi i Kosovës ka votuar Projektligjin për Trustin, të propozuar nga PDK’ja, kështu duke mos marrë votat e mjaftueshme që të bëhet tërheqja e 30 për qindëshit të tij, raporton Periskopi.

102 deputetë të pranishëm, me 48 vota pro, 57 kundër dhe një abstenim,  s’e kaluan trustin.

Ndryshe, Vetëvendosja me ngulm ka kundërshtuar këtë projekligj, për çka u zhvillua një debat i ashpër gjatë seancës së sotme.

Në një moment, vet kryeministri Albin Kurti tha se populli nuk është ekspert në këtë çështje, ndonëse një shumicë ishte për tërheqjen e pareve nga trusti./PERISKOPI/

Shpërndaje në: