S’kalon lehtë si në Kosovë: Në Britani rrjedh e-maili që po lëkundë pushtetin e Johnson, party në pikun e pandemisë

S’kalon lehtë si në Kosovë: Në Britani rrjedh e-maili që po lëkundë pushtetin e Johnson, party në pikun e pandemisë

Në Britaninë e Madhe po rritet zemërimi pasi ka rrjedhur një email që provon se stafi i ngushtë i kryeministrit britanik Boris Johnson, kishte ftuar një grup prej 100 personash në një party, kur vendi ndodhej në mbylljen e parë totale (maj 2020). 

Emaili tregon se sekretari privat i kryeministrit Johnson, Martin Reynolds, kishte ftuar shoqërinë ‘për t’u kënaqur me motin e tij’ në maj të 2020-tës, shkruan Daily Mail, përkthen Periskopi.

Emaili po shkakton reagime të shumta në Britani, duke rritur pyetjet dhe kritikat se si ‘Martini inkurajoi mbledhjen e njerëzve” dhe se ‘a mund të ketë ndodhur kjo në të vërtetë’.

Në kohën kur ishte nisur emaili, masat në Britani ishin që mund të ‘mblidheshin veç dy persona” dhe të rrinin dy metra larg njëri-tjetrit shkaku i masave ekstreme kundër koronavirusit.

Lidhur me këtë çështje, dje kryeministri Johnson përbishtëroi përgjigjen kur u pyet nëse edhe ai ishte i pranishëm në këtë mbledhje me shoqëri.

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, tha mëngjesin e sotëm se e ‘kupton zemërimin e publikut’ dhe akuzat që po bëhen në drejtim të qeverisë duke shtuar se ‘ai personalisht nuk ishte në festën e ftuar në maj 2020 dhe se ishte në një takim në Zoom”.

Mes komentesh të shumë analistëve, fytyrave të njohura të politikës në Britani ka edhe aso që thonë: “Çka dreqin po mendonin këta njerëz. Ata u mblodhën në kohën kur njerëzit po vuanin nga virusi ose po varrosnin të afërmit e tyre”. /Periskopi

 

 

 

Shpërndaje në: