“S’kam mundur t’ju tregoj të tjerëve”, flet i afërmi i familjes tetë anëtarëshe që u shua në aksident

“S’kam mundur t’ju tregoj të tjerëve”, flet i afërmi i familjes tetë anëtarëshe që u shua në aksident

Tetë anëtarë të familjes Jahiu nga Shkupi kanë vdekur nga aksidenti i sotëm në Bullgari. Reporterja e Alsat tha se të afërmit e tyre që janë të tronditur.

Njëri nga të afërmit tha se lajmin e mori në orët e hershme të mëngjesit, por tha se deri në orën 6:00 nuk ka mundur t’u tregojë të tjerëve.

“Në ora 3 e mëngjesit jam zgju. Kam dashtë të iki për Zvicër. E hapa Facebook-un dhe e mora informatën. Deri në orën 6 s’munda t’i japë informatat. Atëherë e informova gruan, miqtë e mi, pastaj dajtë”, tha ai.

Të paktën 45 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm ka edhe fëmijë. Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin BTV.

Në autobus besohet se kanë qenë mbi 50 persona.

Video:

 

Shpërndaje në: