“S’kam parë diçka të tillë në histori të futbollit: Fansi Aston Villas ankohet që Leeds po i dominon krejt ekipet e Premier Ligës

“S’kam parë diçka të tillë në histori të futbollit: Fansi Aston Villas ankohet që Leeds po i dominon krejt ekipet e Premier Ligës

Leeds United, ekipi i Marcelo Bielsas që sapo është inkuadruar në Premier Ligë, vazhdon të shijojë një formë të lartë në ligën më të fortë në botë – dhe megjithëse nga 6 ndeshje ka marrë 10 pikë e renditet i pesti – ka bërë jehonë me lojën dominuese. 

Leeds të premten e deklasoi si mysafir Aston Villan me rezultat 3-0 si mysafir. Ishte Patrick Bamford ai që realizoi tre gola në pjesën e dytë për t’i rrëzuar djemtë e Dean Smith nga vendi i parë në tabelë.

Dhe, edhe në ndeshjen e gjashtë, ekipi i “Të Çmendurit” Marcelo Bielsa ishte tepër dominues – me një stil shumë të veçantë loje, shkruan Periskopi.

Qysh prej ndeshjes së parë ndaj Liverpoolit, Leeds-i ka deklasuar mbrojtjet kundërshtare me një presion të çuditshëm e të lartë, dhe me një mënyrë po ashtu të pakuptuaeshme e të bukur të të sulmuarit.

Ekipi që deri para pak muajsh ishte në kategorinë e dytë të futbollit anglez (Championship) bëri lojë mahnitëse madje edhe ndaj Man.Cityt të Guardiolas, dhe çdo ekipi tjetër me të cilin luajti.

Dhe, është një tifoz i Aston Villas që me frustrimin e tij e përmbledh krejt atë që po e ndjejnë aktualisht të gjitha ekipet. Bielsa njihet si një trajner tepër i sertë me futbollistët e tij – madje edhe sa i përket ritmeve të punës në trajning. Por, kjo duket se i bën disa tifozë të mendojnë se lojtarët e Leeds marrin tinëz edhe steroide.

“Ka steroide këtu. Premier Liga duhet të bëj diçka për këtë gjë. Kurrë s’kam parë diçka të tillë në histori të futbollit. Një ekip mesatar me lojtarë të kategorisë së dytë që i dominon krejtësisht të gjitha ekipet në Premier Ligë. Është tepër e qartë. Pse nuk po testohen?” – ka shkruar Baz në Twitter pas golit të dytë që e realizoi Bamford në Villa Park.

Shpërndaje në: