SKANDAL: Bëhet virale kënga shqipe ku promovohet dhunimi dhe vrasja e grave

Periskopi.com Showbiz

Një i ri i quajtur Egzon Marolli përmes këngës kërcënon me rrahje e vrasje, e po ashtu ajo ka filluar të bëhet virale edhe në “Tik Tok”.

Por, tashmë kanë filluar kampanjat për të fshirë videon nga Youtube, për shkak të teksit ku bëhet thirrje për dhunë ndaj grave.

“Kam me të rreh moj çikë me grushta” ka titullin ‘kënga’ me një tekst skandaloz.

Ai kërcënon një vajzë, duke thënë se ‘do ta rrahë me grushta’ për shkak të xhelozisë nëse ajo do të veshë pantallona të ngushtë.

E në videot që po postojnë në ‘TikTok’ të rinjtë shihen duke kënduar e vallëzuar me krenari me këto fjalë.

I riu që ka bërë këtë ‘këngë’ i ka mbledhur këto video, me anë të cilit e ka bërë edhe ‘videoklipin’ dhe e ka postuar në Youtube.

Pikërisht këtë video e cila ka arritur të marrë mbi 300 mijë klikime që kur është postuar më 20 gusht, shumë përdorues të rrjeteve sociale janë duke e shpërndarë, jo për ta promovuar, por për të inkurajuar njerëzit që t’i bëjnë ‘report’, në mënyrë që videoja të fshihet nga aty.

Më poshtë keni videon skandaloze për të cilën ka filluar fushata për t’a fshirë duke e raportuar.

Shpërndaje në: