SKANDAL: FBK dënon rëndë Yllin dhe nuk merr asnjë masë për gjyqtarët që bënë gabime amatoreske

SKANDAL: FBK dënon rëndë Yllin dhe nuk merr asnjë masë për gjyqtarët që bënë gabime amatoreske

Ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Z Mobile Prishtinës ishte ndërprerë 1.02 minuta para përfundimit të çerek të tretë, kur rezultati ishte 68:64 në të mirë të skuadrës nga kryeqyteti.

Deri te kjo ndërprerje erdhi kur gjyqtarët e ndeshjes Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Elion Obërtinca bënë një gabim amatoresk.

Prishtina tentoi për tre pikë, por dështuan. Ndërkohë, Leonard Mekaj tenton të nisë një kundërsulm për skuadrën e tij kur qendra Khalid Boukichou ndal topin me këmbë, por gjyqtarët heshtin, raporton Periskopi.

Për ta nxitur edhe më shumë situatën, Xhelal Mumini vendos t’i jap teknik trajnerit të Yllit, Arben Krasniqit. Ky moment më pas bëri që situata të eskalonte dhe ndeshja të ndërpritej.

FBK mori vendim që ndeshja të zhvillohet për ditën e nesërme në minutat ku edhe u ndërpre, por pa asnjë tifozë.

Prishtina fitoi ndeshjen me rezultat 93-98, duke i shkaktuar humbjen e shtatë sezonale klubit nga Suhareka.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim për këtë ndeshje, ka ‘masakruar’ me dënime Yllin, por çuditërisht nuk ka marrë asnjë masë për gjyqtarët, të cilët ishin shkaktar të agresionit të tifozëve suharekas.

Këto janë dënimet e shqiptuara nga FBK-ja për KB Golden Eagle Ylli:

1.KB Ylli dënohet me 1000€ dhe 1 ndeshje pa shikues.
2.KB Ylli dënohet me 300€ për shkak të hudhjeve të gjësendeve të forta.
3.KB Ylli dënohet me 150€ për shkak të organizimit të dobtë të ndeshjes.
4.KB Ylli dënohet me 100€ për shkak të mungeses së aparaturës së zërimit.
5.Arben Krasniqi dënohet me 150€ për shkak të gabimit teknik. /Periskopi/

Shpërndaje në: