SKANDAL: Fehmi Ferati akuzon VV-në se po blen vota nga të varfërit në Mitrovicë

SKANDAL: Fehmi Ferati akuzon VV-në se po blen vota nga të varfërit në Mitrovicë

Ish kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati, ka bërë akuza të rënda ndaj pushtetit aktual në këtë komunë që mbahet po nga kjo parti.

Ai ka deklaruar se në lagjen e romëve “po shpërndahen para për blerje votash, e po ashtu edhe në lagje tjera të varfra “Tuneli i Parë” dhe “Dy korriku”.

Po ashtu, edhe familjeve që kanë aplikuar për strehim nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” duket se u është premtuar “zgjidhje problemi” nëse votojnë për kandidatin në fjalë, e që besohet të jetë Agim Bahtiri.

“Kandidaturë e pistë kriminale,” – është shprehur në fund Ferati.

Por, pse dihet që e ka fjalën për Agim Bahtirin dhe Vetëvendosjen.

Në një koment ku i kërkohet të dalë me emër dhe mbiemër, ai shprehet “jo se po më hidhërohen VV-ja në Mitrovicë” duke shprehur haptas që kjo po bëhet nga partia e drejtuar nga Albin Kurti.

Shpërndaje në: