Skandal: FSHF publikon audio ku Erion Veliaj dëgjohet duke ofenduar rëndë Armand Dukën

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën ka publikuar një audio-incizim në të cilin dëgjohet kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj, duke ofenduar Armando Dukën gjatë një takimi me Sulejman Mema, shkruan Insporti.com.

Sipas audio-incizimit të publikuar, Veliaj duket i përkushtuar ta rrëzojë në çdo mënyrë nga froni kryetarin Duka.

Veliaj dëgjohet duke thënë se  “Jo UEFA dhe FIFA të zbresin, po Jezusi dhe Muhamedi të zbresin, nuk e ndalin luftën time”.

Tash e disa ditë nëpërmjet medieve, ekipa e Veliajt është lëshuar në sulm ndaj FSHF-së dhe vet kryetarit Duka, duke tentuar që ta dëmtojnë sa më shumë.

Sot është një ditë e rëndësishme sa i përket futbollit shqiptar dhe zgjedhjeve për kryetar pasi do të votohet kryetari i Shoqatës Rajonale të Tiranës. Këtë pozitë deri më tani e ka mbajtur legjenda dhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Sulejman Mema.

Zgjedhjet për Kryetarin e ri të FSHF-së do të mbahen më 2 mars. /insporti.com/

Mw poshtw fjalwt e Erion Veliajt:

“Do ikim në çdo qytet, dua ta kontrolloj unë futbollin”.

“Ne nuk jemi kurvë., jemi burra dhe do ikim t’i bëjmë shurrën”.

“Po mirë mo Sul Mema, si ka mundësi që të kanë marrë burrërinë, po si mund të presi robi koq.., të sillet si një rrot ka..”

“Nesër do shkojmë te FSHF t’i bëjmë shurrën në shtëpinë e tyre”

“Jo UEFA dhe FIFA të zbresin, po Jezusi dhe Muhamedi të zbresin, nuk e ndalin luftën time”

“Do bëj çdo gjë t’ia nxijë jetën këtyre me Prokurori dhe SPAK”

“Tani dhe ne të duam të tërhiqemi, nuk e bëjmë dot”

“Futbollit është i vetmi ishull që se kemi në kontroll”.