Skandal i madh në Brazil – Futbollisti i njohur tradhton të fejuarën dhe lë shtatëzënë një DJ të famshme

Skandal i madh në Brazil – Futbollisti i njohur tradhton të fejuarën dhe lë shtatëzënë një DJ të famshme

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për sulmuesin e kombëtares së Brazilit, Antoni, i cili është zbuluar se ka tradhtuar të fejuarën e tij me një DJ të famshme.

Siç bëjnë me dije mediat në Brazil, 22-vjeçari ka shkuar me DJ, Gabi Kavalin, e cila siç raportohet është 11-javëshe me barrë.

Kjo gjë ka bërë që Antoni të ndahet nga e fejuara e tij, Rozileni Batista, e cila si fillim kishte thënë se e kishte pranuar këtë lidhje dhe do të vazhdonte me brazilianin përsëri, por më pas gjërat shkuan ndryshe.

“Nëse do ta kisha pranuar fundin, unë nuk do të kisha arritur deri në këtë pikë. Rozileni e dinte që ai ishte me mua dhe se ai donte të rrinte me mua. Ajo donte që të vazhdonte me të gjithsesi”, ishin fjalët e Kavalinit për mediat.

“Unë jam e fort dhe e dua veten time mbi çdo gjë. Dështimi është vetëm një mundësi që t’ia nisësh nga fillimi me më shumë inteligjencë”, ishte përgjigja e Rozilenit, e cila gjithashtu ka një djalë 3-vjeçar me Antonin.

Shpërndaje në: